Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dogana: Kapen mallra me vlerë mbi 100.000 euro

Nën 5, 2022

Dogana e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka zbuluar mallra kontrabandë me vlerë mbi 100 mijë Euro, në dy raste të ndara.

Rasti i parë ka ndodhur me një dërgesë në kontejner me mallra të deklaruara si produkte bujqësore, të cilat lirohen nga detyrimet tatimore, ndërsa që bazuar në bashkëpunimin e zyrtarëve doganor të Shqipërisë dhe Kosovës në Portin e Durrësit është hasur në gjenerator me fuqi prej 15 KW në sasi prej 50 copë dhe pompa ujië në sasi prej 100 copë. Malli është ndaluar dhe është iniciuar procesi për ndjekje penale të personave përgjegjës.

Në rastin e dytë, Dogana bazuar në informata ka ushtruar një kontrollë në një ndërtesë në zonën industriale të Prishtinës, ku ka gjetur sasinë prej 866 litra pije me përmbajtje alkoolike, mç’rast malli është sekuestruar dhe është iniciuar ndjekja penale ndaj peronit/ave përgjegjës.

Dogana e Kosovës ka rritur nivelin e kontrollave të bazuar në analiza dhe shkëmbim ndërkombëtarë të informacionit, si dhe bashkëpunimin me qyetarët dhe institucionet e Kosovës, e cila ka mundësuar që zbulimi i mallrave të kundërligjshme të dyfishohet në krahasim me vitin paraprak dhe të hyrat të rriten me përqindje mbi tre herë mbi normën e rritjes ekonomike. Dogana do të vazhdojë të zbatoj kontrolle të detajuara përfshirë kontrollet pas importit sipas autorizimeve ligjore, andaj apelojmë tek të gjithë tregtarët që të shmangin praktikat e kundërligjshme dhe të bashkëpunojnë me Doganën për të siguruar trajtim të barabartë ligjor, për ekonomi të shëndoshë të tregut, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM