Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston shtatë persona, gjashtë të dyshuar për grabitje të armatosur

Nën 5, 2022

Policia e Kosovës njofton se hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme -Prishtinë, kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për së paku pesë raste të grabitjeve të armatosura, si dhe një tjetër për armëbajtje pa leje.

Operacionet janë realizuar në tri lokacione të ndryshme, në zonën e Lipjanit dhe Drenasit, ku janë arrestuar personat e dyshuar, të cilët dyshohet se janë përfshirë në së paku pesë raste të grabitjeve, të cilat kanë ndodhur në periudhën korrik -shtator 2022, kryesisht në pompa derivatesh.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrolli i vendbanimeve të tyre, ku policia ka gjetë dhe sekuestruar:

– një armë zjarri -AK 47

– një Pistolete- TT

– tre karikatorë

-48 fishekë

-30 paketime te vogla substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) etj.

Për armë mbajtje pa leje policia ka arrestuar një person,

– M.D mashkull, 58 vjeç, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa personat:

-V. Sh, mashkull, 21 vjeç,

-E. Sh, mashkull, 19 vjeç,

-B. M, mashkull, 19 vjeç,

-F. Sh, mashkull, 18 vjeç,

-Z. A, mashkull, 18 vjeç dhe

-L. D, mashkull, 18 vjeç,

të cilët dyshohet se janë të përfshirë në veprat, grabitje e armatosur, grabitje në tentativë, mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armës, përdorimi i armës si dhe posedim ilegal i substancave narkotike, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM