Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia e Kosovës vazhdon angazhimet në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike

Nën 6, 2022

Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore po vazhdon angazhimet e saj në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në Veri të Mitrovicës.

Referuar informacioneve mbi zhvillimet e fundit dhe paralajmërimeve për mbajtjen e një proteste/tubimi sot në ora12:00, Policia e Kosovës duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestave paqësore, sipas detyrës zyrtare ka bërë planifikimet e saja operacionale.

Përmes planit operacional Policia e Kosovës ka për qëllim ndërmarrjen e masave operative policore, për tu siguruar se mbarëvajtja e protestës/tubimit të kaloj e qetë dhe pa incidente, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe mbrojtjen e rendit kushtetues të RKS-së.

Policia e Kosovës, fton qytetarët që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM