Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI: Shënohet 55- vjetori i themelimit të Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë

Nën 6, 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mori pjesë në akademinë solemne me rastin e shënimit të 55 vjetorit të themelimit të Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, me ç’rast vlerësoi lartë punën kërkimore dhe shkencore të këtij institucioni, rrugëtimi fillestar i të cilit ishte paraparë për studime të periudhave specifike historike, duke u shndërruar më vonë në një Institut me fushëveprim të gjerë historik dhe shkencor.

Ministrja Nagavci tha se, Instituti i Historisë përgjatë viteve ka krijuar e formësuar studiues e historianë të rinj, të cilët kanë arritur të ecin në një hap me kolegët e tyre bashkëkohorë, duke e pozicionuar Institutin në sferën ndërkombëtare të institucioneve shkencore.

Duke shprehur mbështetje institucionale për punën e Institutit, Nagavci theksoi rëndësinë e shtimit të departamenteve të studimeve të këtij institucioni, duke qenë se Kosova ka shumë studiues e historianë me përgatitje adekuate, të cilët do të ishin të aftë të kontribuonin në studimet historike me tema specifike si çështja e luftës, shtet-ndërtimit e dhunës gjenocidale.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Institutit të Historisë “Ali Hadri”, Teuta Shala Peli foli për historikun e punës së këtij Institucioni në vitin 1967, fillimisht si Ent i Historisë. Ajo vlerësoi se, themelimi i këtij institucioni ishte një ndër ngjarjet më madhore të shkencës në shekullin 20.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe përfaqësues të institucioneve të rëndësishme kërkimore dhe shkencore nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilët folën për rëndësinë e Institutit të Historisë, veprimtarinë kërkimore dhe shkencore dhe synimet për shtimin e bashkëpunimit ndërinstitucional kombëtar dhe ndërkombëtar, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM