Edita Tahiri, ish negociatorja në dialogun Kosovë – Serbi, ka deklaruar se Serbia gjithnjë ka qenë në kërkim të pretekstit për skenare të ndarjes së veriut nga Kosova ku e ka shfaqur indirekt edhe në dialogun e Brukselit.
Tahiri në postimin e saj në Facebook ka thënë se Qeveria e Kosovës por edhe gjithë spektri politik, pozitë dhe opozitë, duhet të jenë në nivelin e përgjegjësisë shtetërore dhe kombëtare për të mos lejuar skenare që mund të destabilizojnë situatën.
Sa isha kryenegociatore për shtatë vite nuk e lejova asnjëherë, madje kur ishte nevoja ua tregoja se tokat shqiptare shtrihen deri te ‘molla e kuqe’. Këto tensione që po zhvillohen kanë për prapavijë ‘veriun’.
Nuk është e rastësishme që Vucic sot i bëri thirrje SHBA-ve dhe NATO-s të ndërhyjë në veri për ta qetësuar situatën.
Prandaj, Qeveria e Kosovës por edhe gjithë spektri politik, pozitë dhe opozitë, duhet të jenë në nivelin e përgjegjësisë shtetërore dhe kombëtare për të mos lejuar skenare që mund të destabilizojnë situatën dhe të cojnë ujë në mullirin e Vucicit!






