Build Skills with our trainings

Sign up now!

Krasniqi: Pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore, koordinim mes Qeverisë, opozitës dhe Kuvendit të Kosovës i domosdoshëm

Nën 7, 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të vendit i ka dërguar sot letër kryeministrit Albin Kurti duke thënë se është shumë shqetësuese dhe cenon funksionimin, stabilitetin dhe sovranitetin e shtetit tonë. Në këtë situatë, ku epilogu është i paqartë e rreziku i përshkallëzimit është evident, komunikimi dhe harmonizimi i veprimeve të institucioneve dhe të gjithë akterëve politik është i domosdoshëm.

Krasniqi në postimin e tij në Facebook ka thënë se tërheqja nga detyrat dhe përgjegjësitë institucionale e kryetarëve të Komunave, asamblistëve komunal, zyrtarëve policor, punonjësve të sistemit të drejtësisë e të administratës publike, përbën një akt të paprecedent dhe krijon një situatë mjaft problematike për Republikën e Kosovës, prandaj  Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme për të komunikuar hapur dhe në vazhdimësi rreth situatës së krijuar në pjesën veriore të vendit, si dhe për të ndihmuar institucionet në vazhdimin e ushtrimit të sovranitetit në çdo pjesë të territorit tonë.

Duke qenë se potenciali i përshkallëzimit të situatës është evident, ndërsa epilogu nuk është i qartë, Kraniqi ka vlerësuar se koordinimi mes Qeverisë dhe opozitës dhe harmonizimi i veprimeve institucionale, përfshirë këtu Kuvendin e Kosovës, është i domosdoshëm.

 

I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti,

Zhvillimet e fundit në komunat e pjesës veriore të Republikës së Kosovës janë shumë shqetësuese. Tërheqja nga detyrat dhe përgjegjësitë institucionale e Kryetarëve të Komunave, asamblistëve komunalë, zyrtarëve policorë, punonjësve të sistemit të drejtësisë e të administratës publike, përbën një akt të paprecedent dhe krijon një situatë mjaft problematike për Republikën e Kosovës.

Këto veprime cenojnë sovranitetin juridik të shtetit tonë, si dhe mbarëvajtjen e rendit publik. Për më shumë, këto zhvillime rrezikojnë t’i kthejnë në pikën zero të gjitha të arriturat e shtetit të Kosovës në shtrirjen e sovranitetit dhe integrimin institucional të komunitetit serb në komunat e pjesës veriore të vendit.

Në këtë situatë, kur shtyllat kryesore të funksionimit normal të komunave të pjesës veriore janë sabotuar dhe nxjerrë jashtë funksionit, konsideroj se një prej detyrave themelore të qeverisë sot është që të mundësojë vazhdimin e funksionimit të institucioneve, si dhe ta vazhdojë zbatimin e sovranitetit në tërë territorin e vendit.

Duke qenë se potenciali i përshkallëzimit të situatës është evident, ndërsa epilogu nuk është i qartë, vlerësoj se koordinimi mes qeverisë dhe opozitës dhe harmonizimi i veprimeve institucionale, përfshirë këtu Kuvendin e Kosovës, është i domosdoshëm. Në këtë drejtim, gjithashtu, ju inkurajoj që t’i kushtoni rëndësinë meritore konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës.

Kosovës i duhen veprime të përgjegjshme që e ruajnë stabilitetin e shtetit tonë. Me këtë rast, jua shpreh gatishmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të komunikuar hapur dhe në vazhdimësi rreth situatës së krijuar në pjesën veriore të vendit, si dhe për të ndihmuar institucionet në vazhdimin e ushtrimit të sovranitetit në çdo pjesë të territorit tonë.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM