Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Mizutani: Kosova llogaritë në mbështetjen japoneze në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare

Nën 7, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij të deritashëm.

Japonia, sipas Presidentes Osmani është aleat dhe partner strategjik, ndaj e ka falënderuar për mbështetjen e deritashme, duke u angazhuar për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy shteteve.

Presidentja Osmani ka theksuar se të dy shtetet ndajnë vlerat dhe parimet e njëjta në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe çështjet botërore.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova llogaritë në mbështetjen japoneze në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan potencialin për rritjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, arsimit, teknologjisë informative, shëndetësisë, mjedisit dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM