Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Ristuccia: Zbatimi i rendit dhe ligjit është objektiv i institucioneve të Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in

Nën 7, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, më te cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për të siguruar mbarëvajtjen dhe sigurinë publike në gjithë territorin, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar dhe forcat e KFOR-it në Kosovë.

Tutje, presidentja Osmani ka potencuar se zbatimi i rendit dhe ligjit është objektiv i institucioneve të Kosovës dhe se nuk përbën kërcënim për asnjë qytetar, pa dallim përkatësie etnike, thuhet në faqen zyrtare të Presidentes së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM