Festivali për fëmijë “Fluturat” do të mbahet më 18 nëntor në Qendrën Sportive ” Sezai Surroi” në Prizren.
Organizatori i Festivalit për Fëmijë “Fluturat” , Shoqata joqeveritare “I Helix” është duke i bërë përgatitjet e fundit për mbajtjen e Festivalit.
Shoqata Joqeveritare “I-Helix” i ka mbledhur 18 këngë dhe e rikthen në skenën e madhe festivalin për fëmijë.
Pas 4 viteve ndërprerje këtë vit Festivali rikthehet me 18 nëntor, ku do të parakalojnë femijët me këngët e tyre, në një skenë të mrekullueshme, thuhet në komunikatën për media e I Helix Prizren.




