Build Skills with our trainings

Sign up now!

PSD lyen dritaret e Qeverisë me ngjyrë të zezë: Kryeministër i territ informativ

Nën 8, 2022

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka zhvilluar një aksion, ku aktivistët e saj kanë lyer me ngjyrë të zezë dritaret e objektit të Qeverisë.

Aktivistët e PSD-së kanë thënë se dritaret e kësaj qeverie i kanë ngjyrosë me të zezë sepse ajo çfarë ka brenda nuk shihet jashtë, dialog jodemokratik e jotransparent, dialog i mbyllur, Qeveri që mirëmbanë terr informativ për qytetarët e mediat, nuk njeh Kosova situatë të tillë, që nga paslufta. Ndërtesa e Qeverisë është bërë hapësirë e bunkerizuar që ikë nga publiku.

Jemi në dijeni që prej vitit të kaluar e deri më sot Kurti e Bislimi kanë qenë pjesëmarrës në dialog të fshehtë në Bruksel. Kulminacioni i këtij dialogimi është propozimi franko-gjerman. Publiku asnjëherë nuk u njoftua për përmbajtjen e këtij propozimi përmes kanaleve zyrtare të qeverisë. E pastaj na thonë pse po spekuloni mbi spekulime. Atëherë po komentojmë mbi këtë terr informativ në të cilin është vendosur qytetari.

 

Prej kur jemi njoftuar si publik për ekzistimin e një plani të tillë, gjithmonë përmes mediave, deklarimet e zyrtarëve të qeverisë kanë qenë të paqarta e kontradiktore. Në fillim, ja mohuan ekzistencën. Kur kjo u bë e pamundur, thanë që ky propozim i shkon për shtati më shumë Serbisë se Kosovës. E tek dje, tërthorazi, Kurti e deklaroi për herë të parë që ky plan nuk është refuzuar.

 

Të gjitha këto përgjigje të dhëna gjatë gjithë kësaj periudhe janë përcjellur me linçime për opozitën e mediat, me shpallje armiqësh. E pse e tërë kjo? Për të maskuar një marrëveshje të dëmshme dhe pa njohje të ndërsjellë që do të garantonte paqe të përhershme?

PSD thonë se thirrja jonë është e qartë: Dialogu duhet të jetë i hapur, gjithëpërfshirës e transparent, rezultati i tij duhet të sjellë marrëveshje përfundimtare me njohje e paqe, thuhet në faqen zyrtare të PSD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM