Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot i ka dhuruar çelësin e Prishtinës, Andrija Mutnjaković arkitektit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se ishte kënaqësi shumë e veçantë t’i dhurojmë çelësin e Prishtinës Andrija Mutnjaković, arkitektit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, si një simbol i mirënjohjes dhe vlerësimit nga unë dhe qytetarët e Prishtinës për kontributin e jashtëzakonshëm në krijimin e një veçantie dhe ekspresiviteti të guximshëm të qytetit tonë.
Pikërisht godina e Bibliotekës, e cila na jep një ndjenjë krenarie, identiteti dhe nderi, është arsyeja pse zgjodha të bëhesha arkitekt.






