Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia njësia e antidrogës në Prizren arreston në flagrancë katër persona të dyshuar

Nën 8, 2022

Policia e Kosovës, konkretisht njësia e antidrogës në Prizren, gjatë punës operative në teren ka pranuar informacione relevante se në një lokacion në Prizren gjinden substanca të dyshuara narkotike.

Në ora 14:45 sipas urdhrit verbal tё pranuar nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake në Prizren, Njësia e antidrogës në Prizren, nё asistim tё patrullave policore dhe forenzikёs sё stacionit policor nё Prizren, kanë ndërmarr një operacion bastisje në lokacionin/shtëpinë ku kishte dyshime sipas informacionit paraprak se gjendej substanca narkotike.

Gjatë operacionit të bastisjes në vendin e ngjarjes, në flagrancë duke paketuar substancën narkotike, nga Policia janë arrestuar katër (4) persona tё dyshuar, si dhe janë sekuestruar si prova materiale dëshmitë si në vijim:

  • Tridhjetë e dy (32) qese najloni tё ndara me substancë të dyshuar narkotike tё llojit Marihuan me peshё tё pёrgjithshme: 1 kg. e 118 gr.
  • Tri (3) qese të mbushura me substancë të dyshuar për narkotike lloji KOKAIN me peshë 0.79 gram
  • Një (1) peshore elektronike
  • Katёr (4) telefona mobil
  • Veturë e markës Ford
  • Disa qese plastike tё zbrazura qё dyshohet se do tё përdoreshin për paketimin e substancave narkotike.

Tё dyshuarit janё shoqёruar nё stacionin policor nё Prizren, ku janё intervistuar në prezenc tё avokatёve mbrojtёs tё caktuar sipas detyres zyrtare.

Pas intervistimit tё tyre me Vendim mbi Ndalimin tё lёshuar nga Prokurori i Shtetit nё Prizren, tё gjithё tё dyshuarit ndalohen pёr 48 orë për procedura të mëtejme ligjore, thuhet nё postimin nё Facebook tё PK-sё.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM