Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Njësia për kontroll të autostradave po zbaton planin operativ, kontrolli i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve

Nën 10, 2022

Policia e Kosovës bën të ditur se Njësia për Kontroll të Autostradave është duke zbatuar planin operativ “Kontrolli i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve”, i cili është duke u mbështetur edhe nga dy zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Janë ndaluar dhe kontrolluar rreth 150 mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, me ç’rast janë shqiptuar 85 kundërvajtje për parregullsi teknike dhe mungesë të dokumentacionit. Plani do të vazhdojë edhe në vijim.

Me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM