Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sezoni dimëror sipas ligjit të trafikut fillon me 15 nëntor, policia bën thirrje shoferëve të posedojnë pajisjet dimërore

Nën 10, 2022

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtine ka filluar me aktivitete të planifikuara në lidhje me fillimin e sezonit dimëror, duke bërë shpërndarjen e fletushkave informuese, si të përgatitemi për ngasje të veturës në kushtet dimërore.

Sezoni dimëror sipas ligjit të trafikut fillon prej 15 nëntorit dhe vazhdon deri me 15 mars të vitit të ardhshëm.

Sipas dispozitave të trafikut të gjithë ngasësit e automjeteve, pjesëmarrës në komunikacion, gjatë sezonës dimërore, janë të obliguar që të posedojnë pajisjet e domosdoshme dimërore si gomat e dimrit, zinxhirët etj.

Andaj bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik, të shtojnë kujdesin e tyre dhe të tregohen të ndërgjegjshëm dhe të vëmendshëm në zbatimin e normave të sjelljes në trafik, në mënyrë që së bashku, pa gjoba, të ulim numrin e aksidenteve të trafikut, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM