Build Skills with our trainings

Sign up now!

MASHTI hap thirrje publike për nominim të anëtarëve të KSHC-së

Shk 5, 2023

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur thirrje publike për nominim të anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Të drejtën për të nominuar apo vetnominuar për anëtarë të KSHC-së , e kanë të gjithë personat juridik të regjistruar në Kosovë dhe personat fizik, shtetas të Republikës së Kosovës.

Të nominuarit duhet t’i plotësojnë këto kushte:

1.Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës. 2.Të kenë gradën e doktorit të shkencave me përvojë relevante akadmeike ose (10)vite përvojë në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.

  1. Në rast se studimet i kanë kryer jashtë vendit, duhet të kenë vendimin për njohje ose dëshminë e aplikimit për njohje të diplomës nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës.

4.Të kenë njohuri të gjuhës angleze.

MASHTI kërkon nominime për 4 fusha të caktuara me Udhëzimin Administrativ nr.06/2018, datë. 07.05.2018 si vijon:

1.Artet dhe drejtësia;

  1. Shkencat e natyrës, matematika, kompjuterika&Inxhinieria, prodhimtaria dhe ndërtimi;
  2. Shëndeti dhe mirëqenia, bujqësia dhe veterina.

Afati për nominime është 15 ditë pune nga dita e shpalljes së thirrjes publike në uebfaqen e MASHTI ose deri më 17.02.2023, thuhet në postimin në Facebook të MASHTI-t.

 

Detajet mund t’i gjeni në këtë link:

https://masht.rks-gov.net/category/konkurse/shpallje/

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM