KEDS njofton se erërat e forta që kapluan një pjesë të konsiderueshme të Kosovës, kanë shkaktuar dëme në përçuesit elektrikë dhe në shtyllat elektrike të disa rajoneve.
Rajonet më të prekura janë Ferizaj, Prishtina, Mitrovica dhe Peja.
Ekipet e terrenit të KEDS-it ndodhen në vendngjarje të prishjeve dhe po punojnë intensivisht deri në sanimin e dëmeve të shkaktuara në rrjet.
KEDS-i kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve tanë dhe i siguron se prishjet në rrjet si shkak i erërave do të ndreqen sa më shpejt që është e mundur.
Erërat e forta që filluan dje në disa rajone të Kosovës, kanë vazhduar edhe sot thuaja në tërë territorin e Kosovës.
Si rezultat janë dëmtuar përçues elektrikë dhe shtylla elektrike në disa vende, duke lënë pa furnizim me energji elektrike një numër të caktuar të konsumatorëve tanë.
KEDS-i ka shtuar ekipet në terren në mënyrë që të sanojnë dëmet e shkaktuara.
Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë në këto zona të afektuara nga erërat dhe shpresojmë se në një afat sa më optimal gjendja me furnizim me energji elektrike do të kthehet në normalitet, thuhet në postimin në Facebook të KEDS-it.






