Build Skills with our trainings

Sign up now!

KRU Prishtina: Kujdesuni për instalimet dhe ujëmatësit në banimet tuaja, në kohën me temperatura të ulëta

Shk 5, 2023

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, bënë të ditur se në këtë kohë me temperatura të ulëta qytetarët të kenë kujdes gjatë vendosjes së ujëmatësve duke filluar nga sot.

Tubacionet / instalimet brenda pronës tuaj përfshirë këtu edhe ujëmatësit, mund të ngrihen brenda pak orëve nga fillimi i motit me temperatura të ulëta, nëse ata janë të ekspozuar direkt ndaj ajrit të ftohtë.

Ju jeni përgjegjës për mbrojtjen e tubave të ujit dhe të ujëmatësve (të brendshëm ose të jashtëm / në afërsi të banimit) nga ajri i ftohtë dhe era. Parandalimi i ngrirjes së ujëmatësve dhe tubave që mos të vijë deri te ngrirja është shumë më e lehtë sesa zëvendësimi i tubave që ngrijnë dhe shpërthejnë. Për fat të mirë, kjo është relativisht e lehtë për t’u bërë, me ç’rast ne do t’ju ndihmojnë të parandaloni dëmtimet, shpenzimet dhe vështirësitë që mundeni të ballafaqoheni në situatat kur tubat dhe ujëmatëset janë ngrirë.

Si të veproni:

Gjeni valvolën kryesore të mbylljes së ujit p.sh në bllokun e banimit  ( puseta me ujëmatësin kryesor ) apo në shtëpitë private. Tregoni të gjithë anëtarëve të familjes se si të mbyllni atë në rast të një tubi i cili mund të shpërthejë ose emergjencë të ngjashme. Në banimet kolektive, banorët duhet të dinë vendndodhjen e pusetës me ujëmatës dhe valvolën për ndërprerjen, poashtu dhe valvolen për ndërprerje të rrjetit të hidrantëve të brendshëm në rast se keni shpërthim të tubit të hidrantëve.

Apelojmë që në katet e përdhesës ku vertikalja e furnizimit është më shumë e ekspozuar në ajrin e ftohtë dhe mundësitë e rrjedhjes janë potenciale,  andaj ju lutemi të merrni masa dhe izoloni qe të mos vijë deri te ngrirja. Apelojmë te konsumatorët që të bëjnë izolime në pusetat ku kanë të vendosur matësin e ujit që të mos vijë deri te ngrirja. Tubat që kanë më shumë gjasa të ngrihen janë ata që janë në muri të pa-izoluar mirë, garazhe, bodrume dhe ata të vendosur cektë nën sipërfaqen e tokës. Shtoni izolimin në mure të jashtme kudo që të jetë e mundur dhe mbyllni (vishni) gypat me izolim në garazhe dhe bodrume si dhe bëni izolim të brendshëm ujëmatësit me materiale që pengojnë ajrin e ftohtë, thuhet në komunikatën për media e KRU Prishtina.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM