Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës njofton se sipas informacioneve nga terreni, të gjitha rrugët nacionale, rajonale dhe auto-udhet, janë të mirëmbajtura dhe të kalueshme për qarkullim rrugor.
Në disa segmente, si rezultat i reshjeve të fundit të borës dhe sidomos i erërave, përkatësisht në rrugën Kerpimeh-Bajgorë, ka ardhur deri te pengesat e përkohshme në rrugë, por është intervenuar dhe rruga është hapur për qarkullimin e automjeteve.
MMPHI bën të ditur se ekipet janë në kujdestari 24 orëshe dhe janë duke intervenuar me hedhje tëe kripës dhe aktivitetet tjera të nevojshme për mirëmbjetjen e rrugëve, aty ku ka më shumë reshje që të bëhen të kalueshme dhe të sigurta, megjithatë një kujdes i shtuar në vozitje dhe përshtatja me kushtet atmosferike është e domosdoshme, thuhet në faqen zyrtare të MMPHI-së.




