Pas kërcënimit me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara ka njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës.
Gara në postimin e saj në Facebook ka thënë se kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm.
ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht.






