Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rasic u mirëpritën sot nga familjet Miletic dhe Komatovic, nga fshati Drejë dhe Zhaç të komunës së Istogut.
Miqësisht e në ambientet e shtëpive të tyre, kryeministri Kurti dhe anëtarët e familjes Miletic dhe asaj Komatovic biseduan për përditshmërinë, angazhimet, bashkëjetesën me shqiptarët dhe nevojat e fshatit.
Petko Miletic bashkë me fëmijët e tij merren me bujqësi. Kryeministri dhe ministri Rasic u njoftuan për punën që e bën kjo familje kryesisht në mbledhjen e kumbullave dhe përpunimin e tyre.
Slavisa Komatovic, përfitues i subvencioneve në Bujqësi, u shpreh falënderues për mbështetjen e shtuar të qeverisë ndaj kulturave bujqësore.
Duke i falënderuar për bisedën dhe mirëpritjen, kryeministri Kurti i njoftoi për politikat sociale që po zbaton Qeveria dhe për planet e lansimit të masës tjetër të punësimit që mbështet bizneset që angazhojnë punëtorë nga komuniteti jo shumicë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.




