Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK: Në Klinikën e Radiologjisë nuk ka listë të pritjes për Mamografi dhe Tomografi të Kompjuterizuar

Shk 8, 2023

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës bën të ditur se Klinika e Radiologjisë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka rritur dukshëm vëllimin e punës, bazuar në raportin e punës për vitin 2022.

Po ashtu, në këtë klinikë nuk ka listë të pritjes për biopsi, përderisa ka zvogëlim të pritjes për Mamografi, ku lista e pritjes është vetëm deri më 15 shkurt 2023, kurse për Tomografi të Kompjuterizuar deri më 13 shkurt 2023, pra nuk ka listë të pritjes për këto dy shërbime.

Po ashtu, po punohet intensivisht për zvogëlim të listës së pritjes për Rezoncancë Magnetike, në dy ndërrime, me orar para dhe pasdite, ekzaminimet urgjente, emergjente dhe ato onkologjike kryhen me prioritet, sipas rekomandimit paraprak nga ana e mjekëve, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

Stistikat e punës për vitin 2022

23 mijë e 751 Tomografi të Kompjuterizura (CT)

9 mijë e 683 Rezonanca Magnetike

86 mijë e 950 Ekzaminime me RTG (radiografi)

2 mijë e 763 Mamografi

24 mijë e 612 Ekzaminime me Ultratingull

2 mijë e 429 CT-angiografi

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM