Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se tashmë ekipet e para mjekësore nga Kosova kanë arritur në zonat e prekura nga tërmeti për të ofruar ndihmën tonë, paralelisht siç e ndajmë edhe dhembjen për popullin mik të Turqisë.
Vitia në postimin e tij në Facebook ka thënë se bashkëndjejmë me të gjithë familjarët e prekur nga kjo tragjedi, dhimbje dhe trishtim nga tragjedia që ka goditur Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar mijëra jetë të humbura.






