Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: 581 specializantëve me vetëfinancim do t’u vazhdohet subvencionimi, shtohen edhe 10 të tjerë nga rajoni

Shk 8, 2023

Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, në pikën dy dhe tre të rendit të ditës të propozuar nga ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia është marrë vendim që të vazhdojë subvencionimi për 591 specializantë me vetëfinancim, prej të cilëve 581 specializantë qytetarë të Republikës së Kosovës, ndërsa janë shtuar dhe 10 specializantë që vijnë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Vitia tha se kjo masë është në kuadër të veprimeve që po ndërmerr Ministria e Shëndetësisë me synim të rritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët.
 “Ne mbesim të angazhuar që kjo masë dhe veprime të tjera të cilat do të ndërmerren në të ardhmen, do të ndikojnë që qytetarëve tanë t’ju ofrohen shërbime sa më cilësore”, tha Vitia.
Ministri Vitia ka thënë se kjo mbetet një prej objektivave të Qeverisë në kuadër të rritjes së cilësisë dhe përmirësimit të shërbimeve në sektorin publik të shëndetësisë, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM