Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj: Në vigjilie të 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë ushtarakët presin nxënësit në kazermat e FSK-së

Shk 9, 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se në vigjilie të 15 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, për tri dite me radhë kemi hapur dyert për pritjen e nxënësve nga shkolla tona.

Mehaj në postimin në Facebook ka thënë se ky organizim që ka filluar në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, me vizitat e një numri të madh të nxënëseve nga arsimi parashkollor, ndërsa gjatë dy ditëve të ardhshme, do të presim në vizita edhe shumë nxënës të shkollave të nivele tjera arsimore.

Gjatë këtyre vizitave nxënësit do kenë mundësi të shohin nga afër aktivitete të ndryshme të pjesëtarëve të FSK-së, jetën e kadetëve gjatë studimeve akademike si dhe pajisje të shumta ushtarake.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM