Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton se me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit afatgjatë në mes të Ministrisë së Kulturës dhe Radio Televizionit të Kosovës, ministri Hajrulla Çeku dhe kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini sot nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi mes të dyja institucioneve.
Marrëveshja 5-vjeçare parasheh shumë risi, duke filluar nga themelimi i kanalit televiziv kushtuar kulturës, e duke vazhduar me organizimin e Festivalit të Këngës, fuqizimin orkestral të RTK-së si dhe mbulimin mediatik të ngjarjeve të kalendarit vjetor kulturor dhe të programit të institucioneve të kulturës, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






