Build Skills with our trainings

Sign up now!

Përfaqësuesit e mediave ndërkombëtare vizituan FSK-në

Shk 10, 2023

Komanda e Gardës Kombëtare në Pomozotin, u vizitua nga ekipi i gazetarëve ndërkombëtarë nga Gjeneva, përfaqësues të mediave botërore të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Gazetarët u mirëpritën nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, Komandanti i Gardës Kombëtare gjeneral brigade Naim Haziri, ushtrues detyre i Shefit të Shtabit, kolonel Ejup Maqedonci si dhe oficerë të FSK-së.

Para të pranishmëve fjalën e mori zëvendës ministri i Mbrojtjes, Syla, i cili pasi u uroi mirëseardhje, i njoftoi me misionin e FSK-së ku theksoi “Kosova është një vend i vogël, me ushtri të vogël, por ushtria e jonë është e trajnuar mirë dhe e pajisur me standarde të NATO-s. Ne nuk jemi kërcenim për askënd, por mund të ndihmojmë çdokënd”.

Të pranishmit i përshëndeti edhe nikoqiri gjeneral Naim Haziri, i cili i falënderoj për vizitën në Kazermën “Evropianet e Rinj” dhe i njoftoi se Komanda të cilën ai udhëheq ka kapacitetet e plota operacionale për Mbështetje Ushtarake të Autoriteteve Civile.

Më pas gjeneral Haziri radhën i’a la kolonel Maqedoncit për t’i informuar në detaje me misionin, detyrat, sfidat dhe të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kolonel Maqedonci para gazetarëve prezantoi partneritetin që FSK-ja ka me aleatët dhe misionet paqësore në të cilat FSK-ja mori pjesë, duke veçuar operacionin e Kërkim Shpëtimit në Republikën e Turqisë ku momentalisht operojnë trupat tanë.

Gjatë kësaj vizite ekipi i gazetarëve patë mundësinë që të njoftohet edhe me detyrat e Kompanisë së Deminimit, Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim Shpëtimit dhe të shohin nga afër kushtet në të cilat veprojnë dhe trajnohen pjesëtarët e FSK-së dhe ata ndërkombëtarë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte që ekipi ndërkombëtare i gazetarëve të njoftohen me misionin, detyrat dhe kapacitetet e Ushtrisë së Kosovës, të cilat janë në dispozicion të paqes dhe sigurisë në botë, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM