Me 12 shkurt 1945, doli për herë të parë nga një shtëpi e vogël në Prizren, gazeta Rilindja. Sot pas 78 vjetësh, është dokumentimi më i pasur i veprimtarisë intelektuale të shqiptarëve të mbetur nën Jugosllavi.
Ndonëse gazetë me kriteret e saja të cenzurës, ajo arriti ta shfrytëzojë mediumin informues për të krijuar një rreth gazetarësh, shkrimtarësh, fotoreporterësh, botuesish, opinionistësh.
Sot në vitin 2023 ne e kujtojmë vetëm si fantazmë dhe ende bëjmë luftën tonë ndaj neglizhencës institucionale që asaj t’i takojë një hapësirë e veçantë ku do të dokumentohej tërë kjo përpjekje për të mbijetuar gjuha shqipe.
Urojmë që kjo hapësirë në të ardhmen të paktën të ketë statusin e një qendre muzeale dokumentimi të dinjitetshme të Rilindjes si arkivim i rezistencës 54 vjeçare intelektuale të shqiptarëve nën Jugosllavi dhe të mos shfrytëzohet emri dhe hapësira e saj për interesa të tjera kulturore e as shtetërore duke i manipuluar emrin dhe madhështinë që kishte, thuhet në postimin në Facebook të Arkivi Rilindja.
Të urojmë për mirë!
Gëzuar Rilindje!
https://arkivirilindja.com/autoret/74!






