Build Skills with our trainings

Sign up now!

PSD: 2 vite qeveri, nuk ia kanë ba vijë

Shk 14, 2023

Partia Socialdemokrate PSD para objektit të Qeverisë së Kosovës ka zhvilluar një aksion duke thënë se janë dhënë shumë fjalë por nuk është bërë asgjë, nuk kanë bërë vijë.

Kjo Qeveri nuk e ka pasur programin transformues, edhe sikur ta zbatonte s’do të bëhej nami, problemi është që këta as nuk kanë filluar. Qeveria ka premtuar 160 çerdhe të reja, 4000 banesa për çifte të reja, pesëfishimin e numrit të inspektorëve të punës, rregullim të shëndetësisë si s’do të ketë mungesë barnash dhe do të fillojnë sigurimet shëndetësore, por gjendja është veç më e rëndë, thuhet në faqen zyrtare të PSD-së.

 

Rrahje gjoksi e rritje e mendjes; shumë fjalë, shumë numra, shumë shifra. Para 2 vjetëve na thanë se ndodhi diçka e madhe, e jashtëzakonshme. A e dini çfarë ndodhi para 2 vjetëve? Bash asgjë.

 

Sot është 14 shkurti. Sot kalon gjysmë mandati i kësaj qeverie.

 

Kjo Qeveri nuk e ka pasur programin transformues. Edhe sikur ta zbatonte s’do të bëhej nami. Problemi është që këta as nuk kanë filluar. Nuk ia kanë ba vijë.

 

I kanë premtuar 160 çerdhe të reja. Nuk është asnjë. Nuk ia kanë ba vijë.

 

I kanë premtuar 4000 banesa për çifte të reja. Nuk kemi as gurthemel. Nuk ia kanë ba vijë.

 

Kanë premtuar pesëfishimin e numrit të inspektorëve të punës. Nuk ia kanë ba vijë.

 

Kanë premtuar rregullim të shëndetësisë. Kanë thënë s’do të ketë mungesë barnash, dhe do të fillojnë sigurimet shëndetësore. Nuk ia kanë ba vijë. Gjendja është veç më e rëndë.

 

Për ditën e dashurisë, për ata që dashurinë e dinë si ngjarje, ngjarja përcjellët me konsekuenca, ajo e ka subjektin e vet besnik. Kurrgjë ma keq s’ka mundur t’i ndodhë ditës së dashurisë se sa ky shpërfytyrim kolosal, kjo gënjeshtër e madhe. 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM