Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani: Kosova dhe Shqipëria ndajnë të njëjtat vlera, janë të përcaktuara për rrugën evropiane

Shk 14, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion parlamentar nga Shqipëria, të përbërë nga anëtarë të Komisionit për Integrim Evropian, të kryesuar nga Jorida Tabaku.

Në takim u diskutua për mundësitë e fuqizimit të koordinimit në politikën e jashtme,  në funksion të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, me fokus të veçantë në sferën e integrimit evropian.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mund të përfitojë nga përvoja e Shqipërisë në procesin e integrimeve evropiane, ndaj ka kërkuar që të vazhdojë edhe më tej të jetë zë i fuqishëm i Kosovës. Sipas Presidentes Osmani, Kosova llogaritë në mbështetjen e Shqipërisë në rrugën euroatlantike, në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria ndajnë të njëjtat vlera dhe se janë të përcaktuara për rrugën evropiane dhe të përkushtuara për paqe e stabilitet.

Delegacioni parlamentar nga Shqipëria i ka dhënë mbështetje Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe ka bërë të ditur se do të jetë krah Kosovës në proceset integruese, duke dhënë maksimumin nga përvoja e tyre, thuhet në komunikatVn për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM