Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se bashkë me Jim Xhema kanë zbuluar pllakatën si shenjë dhe dokument falënderimi nga kryeqytetasit për këtë veprimtar të madh.
Kryeqyteti përjetësoi veprimtarinë e jashtëzakonshme të Jim Xhema, duke ia vënë rrugës “A” emrin e tij.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se vepra e tij jetësore dhe shërbimi vetëmohues ndaj popullit tonë, është mesazh për t’ua përcjellë brezave një model aq të jashtëzakontë të veprimtarisë, që njeriut tonë ia siguron përjetësinë në historinë kombëtare.






