Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti falënderon Colomina për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për Kosovën

Shk 15, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në zyrën e tij, priti zëvendës asistentin për çështje politike dhe politika të sigurisë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Javier Colomina.

Kryeministri Kurti fillimisht falënderoi Colomina për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për Kosovën si dhe kontributin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

E njoftoi Colomina për situatën e sigurisë në vend, për synimet e institucioneve të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO si dhe vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në tërë territorin e Kosovës.

Kryeministri Kurti gjithashtu theksoi përkushtimin e qeverisë për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë si dhe vullnetin për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në botë, krahë NATO-s dhe partnerëve.

Në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Colomina dhe ekipin e tij, kryeministri Albin Kurti u shoqërua nga Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, thuhet në faqen zyrtare të Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM