Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia ishte i pranishëm në Kuvendin e Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK).
Me këtë rast ministri iu drejtua anëtarëve të OMK-së me një fjalë rasti ku i falenderoi mjekët për kontributin e dhënë në sistemin shëndetësor, në mënyrë të veçantë në vitet e fundit gjatë ballafaqimit me pandeminë COVID-19.
“Qeveria ka filluar me veprime të rëndësishme për ndryshimin e gjendjes në shëndetësi, duke filluar me miratimin e Ligjit për Pagat, ku mjekëve për hërë të parë pas luftës, konsideroj se u jepet rëndësia që ata e kanë dhe pagesa më dinjitoze, për të vazhduar me investime në infrastrukturën shëndetësore”, tha ministri Vitia.




