Policia ka bërë të ditur se sot më 15 shkurt ka pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë personi, E. B. mashkull,19 vjeç, bëhet fjalë për këmbësorin cili u aksidentua në Arllat.
Lidhur me rastin nga Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, është identifikuar ngasësi i automjetit, që ka qenë i përfshirë në aksident.
Menjëherë nga hetuesit është siguruar prezenca e personit të dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






