Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i Turqisë, Angılı

Shk 15, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, të cilit i ka uruar mirëseardhje.

Në takim me ambasadorin e ri të Turqisë, presidentja Osmani ka biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dy shteteve tona, ndërsa ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Republikës që raportet bilaterale dhe bashkëpunimi në arenën ndërkombëtare të intensifikohen edhe më tej.

Njëkohësisht, Osmani ka folur edhe për tërmetet shkatërruese në Turqi, të cilat kanë shkaktuar mijëra viktima dhe në këtë kontekst ka theksuar se populli i Kosovës vazhdon të solidarizohet me popullin e Turqisë në këtë kohë sfiduese, teksa institucionet kosovare vazhdojnë t’i mbështesin përpjekjet e autoriteteve turke për t’i tejkaluar pasojat e kësaj tragjedie.

Me ambasadorin Angılı, presidentja Osmani bisedoi edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, dhe potencialin e rritjes së bashkëpunimit në sfera të tjera të interesit të dyanshëm. Në temën e zhvillimeve aktuale politike dhe të sigurisë, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Republikës vazhdojnë të jenë të përkushtuara për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet.

Ndër të tjera, ambasadori Angılı ritheksoi mbështetjen e palëkundur të Turqisë  për  anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM