Build Skills with our trainings

Sign up now!

MASHTI: Nënshkruhet marrëveshje mirëkuptimi me qëllim të avancimit të shkathtësive të TIK në sistemin e arsimit

Shk 16, 2023

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Shoqata Profesionale e Informaticientëve të Kosovës (SHPIK), kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi me qëllim të avancimit të shkathtësive të TIK-ut në sistemin e arsimit.

Fokusi kryesor i bashkëpunimit është përkrahja dhe mbështetja e Ministrisë në implementimin e mësimit dual për profilet e TIK-ut në IAAP-të publike, bazuar në modelin e aprovuar nga MASHTI.

Kjo marrëveshje ndër të tjera, parasheh ngritjen e klubeve të kodimit/Zhvillimin dhe azhurnimin e vazhdueshëm të kurrikulave të profileve të TIK-ut për IAAP, mbështetjen e MASHTI në implementimin e mësimit dual në IAAP-të me profile të TIK-ut dhe ndërlidhjen e shkollave profesionale me tregun e punës, organizimin e garave të shkathësive si dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve.

Gjithashtu, promovimin e profesioneve të TIK-ut dhe IAAP-ve që i ofrojnë profilet në nivel vendi, ofrimin e trajnimeve dhe sesioneve të mentorimit për mësimdhënësit e profileve të TIK-ut të IAAP-ve përkatëse.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se, MAShTI është duke punuar shumë që të zgjerojë mësimin dual edhe në profile të tjera, duke rikujtuar se deri më tani mësimi shkollë-punë zbatohet në katër profile.

Bekim Kasumi, drejtor ekzekutiv i Shoqatës tha se, pritjet fillestare për mësimin dual të TIK-ut janë të mira.

SHPIK, është përfaqësuese e organizatave arsimore dhe bizneseve të TIK-ut, edukatorëve, specialistëve kompjuterikë, studiuesve dhe profesionistëve, e krijuar me qëllim të mbështetjes së transformimit digjital të shoqërisë, zhvillimit të shkathtësive digjitale, promovimit të Kosovës si destinacion për outsourcing të TIK-ut, promovimit të profesioneve të TIK-ut në Kosovë, rrjetëzimin brenda vendit dhe me anëtarët e asociacioneve ndërkombëtare të TIK-ut, promovimin e aftësive të ndërmarrësisë, mbështetjen e bizneseve, lehtësimin e investimeve të huaja direkte në fushën e TIK-ut, transferimin e njohurive si dhe fasilitimin e implementimit të mësimit dual, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM