Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Këshilli drejtues i Shoqatës Tirana e ka nderuar me titullin “Mirënjohja Tiranase”, për kontributin dhe frymën e solidaritetit që transmeton për promovimin dhe unifikimin e vlerave të kombit shqiptar, bartës i vlerave të qytetarisë.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se nder i veçantë ishte që këtë titull ta pranon nga ish-Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.
Faleminderit që në këtë 103 përvjetor të Tiranës dhe 15 vjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës më keni bërë këtë vlerësim.
Atdheu ndërtohet dhe mbrohet vetëm duke qenë dhe duke punuar të gjithë bashkë!






