Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj: Një ditë para 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, FSK-së iu shtuan edhe 31 oficerë të rinj

Shk 16, 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se një ditë para 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës iu shtuan edhe 31 oficerë të rinj.

Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se shprehë krenarinë që ndjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për atë që jpërfaqësoni gjithë popullin e Kosovës. E kjo ndjenjë krenarie s’ka dyshim se është rrjedhojë e një pune të madhe ekipore, investimit ministror në trajnimin e shkollimin e ushtarakëve dhe furnizimin me armatime, mirëpo më shumë se kaq investimin e juaj shpirtëror, gatishmërinë tuaj për t’i përkushtuar jetën atdheut, gatishmërinë për të siguruar jetën e qytetarëve tanë dhe të ardhmen e fëmijëve, ngase armët, tanket nuk janë asgjë nëse nuk ka një shpirt e zemër të fortë, një karakter të qëndrueshëm e vetmohues që i drejton.

 

Të zgjohesh çdo mëngjes me këtë mision në mendje e zemër është vërtetë fisnike. Është vërtetë ndjenjë e mirë t’i përkushtohesh diçkaje më të madhe se vetja. Dhe është e vështirë, por është gjëja më e rëndësishme që mund të bëni me jetën tuaj.

 

Si oficer të diplomuar, ju tashmë keni përvetësuar themelet e udhëheqjes duke mësuar teknikat e luftimit dhe të fushëbetejës që zbatohen si për veten e tuaj ashtu edhe për grupin që do udhëheqni.

 

Ju tani keni atë që duhet për të udhëhequr dhe për të ndërtuar besimin në ekipin tuaj si oficer të Ushtrisë së Kosovës, përgatitjen fizike, sigurinë mendore e emocionale, njohuritë dhe aftësitë për të udhëhequr çdo situatë në mënyrë efektive, pa marrë parasysh mjedisin ose skenarin e operacionit.

 

Ju jeni shtylla mbi të cilën do të vazhdon ndërtimin struktural e profesional Forca e Sigurisë së Kosovës, dhe që do shoqëroj etapën e ushtrisë sonë drejt shërbimit në aleancën e madhe të NATO-s, si ofruese të sigurisë dhe paqes përtej vendit e rajonit. Dhe ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë! Në vazhdimësi po e dëshmojmë!

 

Janë ushtarakët tanë të Qendrës së Kërkim-Shpëtimit ata që po operojnë në Hatay kur aleati ynë turk ka më së shumti nevojë.

 

Jeni ju që në vazhdimësi keni treguar profesionalizëm të lartë në çdo garë e trajnim ndërkombëtar.

 

Janë ushtarakët e FSK-së ata që kanë asistuar misionin e NATO-s për evakuimin e refugjatëve afganë.

 

Bashkëpunimi i qëndrueshëm që kemi krijuar me shetet partnere është si rezultat i vlerave që përfaqësojmë, dhe reflektim i veprimeve tona. Partnerët tanë njohin qëndrimet tona. Dijnë çka besojmë dhe për çka angazhohemi. Luftojmë vetëm për paqen, ashtu siç të parët tanë, komandanti legjendar Adem Jashari, dëshmorët dhe veprimtarët e kombit bën para nesh.

 

Jemi shtet i vogël por me zemër të madhe!

 

Për fund dua të ju uroj diplomimin dhe dijeni se keni 100% përkrahjen e popullit dhe 1000% përkrahjen time. E di se në aspektin matematikor kjo nuk është e mundur, por ju më kuptoni se çfarë dua të them. Si një ish-ushtarak e di se sa sakrifikoni, dhe çfarë jeni në gjendje të arrini.

 

Nuk ka asgjë që vlerësoj më shumë. Nuk ka asgjë që më bën më tepër krenar se të jem me ju këtu sot, e të shoh Ushtrinë e Republikës së Kosovës teksa zhvillohet.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM