Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për “Programi i Mjekësisë Fetale për periudhën 2022 – 2025” me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, memorandum ky që më parë është nënshkruar edhe nga Ministria e Shëndetësisë së Greqisë dhe Fondacioni.
Përmes këtij memorandumi, synohet promovimi i kujdesit të specializuar për gratë shtatzëna gjë që do të ndikojë edhe në reduktimin e vdekshmërisë, gjithashtu, në këtë memorandum theksohet nevoja që të gjitha gratë shtatzëna të kenë qasje falas në kujdesin e specializuar falas kujdes, kur është e nevojshme.
Shumica e shtatzënive janë normale dhe pa komplikime, megjithatë, ndonjëherë një grua ose foshnja e palindur mund të kërkojë kujdes të specializuar për të arritur rezultatin më të mirë si për nënën ashtu edhe për foshnjën.
Përmes njësiteve të mjekësisë fetale: Vlerësohet rrezikshmëria e shtuar e anomalive fetale, konfirmohet diagnoza e anomalive fetale; ofrohen informacione të detajuara rreth rezultateve të mundshme, që përfshin ofrimin e të dhënave shumëdisiplinore nga fillimi i monitorimit të vazhdueshëm të shtatzënive, sipas rastit, deri tek komplikimet e mundshme në lindjet e shumëfishta.
Ministria e Shëndetësisë do të krijojë një program njëvjeçar në Obstetrikë – Ekografi dhe Mjekësi Fetale si subspecializim apo profil i ngushtë. Kjo planifikohet të organizohet në bashkëpunim me ShSKUK – në dhe do të përfshijë trajnime praktike intensive në baza ditore, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.




