Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se është përuruar objekti i ri i Akademisë së Mbrojtjes, objekt modern me vlerë prej 1.1 milion euro, me të gjitha hapësirat dhe kushtet e nevojshme për punë e studim.
Ministri Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se 15 vjetorin e Pavarësisë po e presim me të arritura të mëdha dhe nga sot kadetët tanë do të kenë hapësirën dhe kushtet e merituara.
Shumë urime dhe na priftë e mbara në projekte e suksese të reja!






