Build Skills with our trainings

Sign up now!

OEAK: Kosova së shpejti me legjislacion të ri për lehtësimin dhe nxitjen e investimeve

Shk 22, 2023

Për të diskutuar lidhur me Projektligjin për Investimet e Qëndrueshme por edhe nismat e tjera ligjore dhe strategjike të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane organizoi një tryezë dialogimi me ministren Rozeta Hajdari.

Ministrja tha që krahas zhvillimit të akteve të reja ligjore që do të rregullonin çështjen e investimeve të brendshme dhe të jashtme, Ministria është angazhuar edhe në zhvillimin e strategjisë industriale, duke e parë këtë si shumë të rëndësishme për orientimin e zhvillimit të industrive të ndryshme në vend, meqë kjo ka munguar deri më tani në vend.

Ajo i njoftoi bizneset e pranishme për risitë e legjislacionit që synon promovimin e investimeve me theks në lehtësimin e nxitjes së investimeve dhe krijimin e një mjedisi të barabartë për investitorët e jashtëm dhe të brendshëm.

Hajdari tha se synohet ndarja e agjencisë aktuale në një agjenci e cila do të vazhdojë të përkrahë ndërmarrjet, si dhe në agjencinë e re për lehtësimin dhe nxitjen e investimeve që do të vendoset në kuadër të zyrës së Kryeministrit.

Bizneset e pranishme përgëzuan Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për qasjen proaktive, por edhe ofruan komentet kryesore me qëllim të krijimit të një ligji i cili adreson të metat e akteve paraprake ligjore dhe rekomandimeve të investitorëve, në këtë fazë kur projektligji do të diskutohet më tej në Kuvendin e Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e OEAK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM