Në Gjykatën Speciale ka filluar procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jörn Rohde ka thënë se e drejta për të demonstruar është thelbësore në çdo demokraci dhe manifestimi i djeshëm në Prishtinë tregoi një shoqëri civile të lulëzuar në Kosovë.
Rohde në postimin e tij në Twitter ka theksuar se nuk është UÇK-ja ajo që po gjykohet por individë që akuzohen për krime të rënda lufte/krime kundër njerëzimit, zhdukje të personave dhe tortura.
“Drejtësia për viktimat mbetet e rëndësishme – pa mosndëshkim për askënd. Dhomat e Specializuara e kanë mbështetjen e plotë”, tha Rohde.






