Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani: Pjesëmarrja e FSK-së në “Defender- Europe’23”, konfirmon besimin e fuqishëm të partnerëve tanë strategjik

Pri 5, 2023

Me qëllim të informimit me përgatitjet finale për ekzekutimin e stërvitjes fushore” Defender-Europe’23”, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh Komandante Supreme, vizitoi Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së në Kazermën” Adem Jashari” në Prishtinë, ku u prit nga Komandanti gjenerallejtënant Bashkim Jashari me gjeneralë dhe oficerë të FSK-së.

Me këtë rast, presidentja Osmani u njoftua nga gjeneral Jashari dhe stafi i tij me zhvillimet aktuale në FSK dhe aktivitetet në proces, me theks të veçantë në përgatitjet finale para ekzekutimit të stërvitjes fushore të forcave amerikane me forcat tjera partnere “Defender –Europe’23”.

Nga ana e saj, presidentja Osmani, përgëzoi FSK-në, për procesin e suksesshëm të planifikimit dhe përgatitjeve të duhura për Stërvitjen “Defender-Europe’23”.

“Pjesëmarrja e mbi 1300 trupave të FSK-së në stërvitjen fushore “Defender- Europe’23”, përkrah forcave amerikane dhe aleatëve tjerë, si dhe statusi i Republikës së Kosovës në cilësi të vendit pritës, konfirmon besimin e fuqishëm të partnerëve tanë strategjik në profesionalizmin e FSK-së, si dhe besimin në vendin dhe popullin tonë në mbrojtjen e vlerave euroatlantike të lirisë dhe paqes rajonale e globale”, theksoi ndër të tjera Presidentja Osmani.

Në cilësi të Komandantes Supreme të FSK-së, presidentja Osmani shprehu mbështetjen e plotë për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së, si dhe mbarëvajtjen e Stërvitjes, si një ndër ngjarjet më të rëndësishme jo vetëm për FSK-në, por edhe për Republikën e Kosovës dhe vizionin euroatlantik, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM