Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes MASHTI dhe Qendrës Profesionale për Gjithëpërfshirje

Pri 7, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe drejtoresha e Qendrës Profesionale për Gjithëpërfshirje, Natyra Agani Destani, kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila ka për qëllim lehtësimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit gjithëpërfshirës, për asistentët për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore.

Në takim, ku ka marrë pjesë edhe bashkëthemeluesi i Qendrës, Erblir Kadriu, është biseduar për planet afatshkurtëra dhe afatgjata të Qendrës dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit, për të përmirësuar rezultatet në arsim dhe gjithëpërfshirje.

Me këtë rast, ministrja Nagavci ka theksuar se është i rëndësishëm bashkëpunimi me Qendrën Profesionale për Gjithëpërfshirje, por edhe akterë të tjerë, pasi që ndihmon në arritjen e objektivave të MASHTI, ndërsa theksoi se arsimimi i fëmijëve me nevoja të veçanta mbetet një nga prioritetet e Qeverisë dhe MASHTI-t.

Ndërkaq, drejtoresha e Qendrës Profesionale për Gjithëpërfshirje, Natyra Agani Destani, e falënderoi ministren për përkrahjen dhe theksoi se kjo është shumë e rëndësishme në punën e Qendrës, stafi profesional i së cilës do të ofrojë falas burime profesionale për asistentët për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore në Qendrat Burimore dhe Qendrat e Kompetencës në Kosovë, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM