Në vazhdën e takimeve të zv. e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, dr. Narqize Arënliu-Hoxhaj, me drejtor dhe stafin e klinikave të QKUK-së, vizitoi Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku u prit nga drejtoresha e kësaj klinike, dr. Hajrije Ismaili si dhe stafi shëndetësor.
Qëllimi i kësaj vizite ishte të informohet rreth punës, sfidave dhe nevojave të kësaj klinike, si dhe për të vlerësuar cilësinë e shërbimeve të ofruara nga kjo klinikë.
Gjatë takimit me stafin e Klinikës së Neonatologjisë, diskutuan për përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga kjo klinikë, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.






