Build Skills with our trainings

Sign up now!

AKPPM përcakton fushat e bashkëpunimit me AKBPM

Pri 9, 2023

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Paisje Medicinale Sejdë Tolaj me bashkëpunëtorë priti në takim një delegacion nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Paisjeve Mjekësore nga Shqipëria e kryesuar nga dejtoresha Jetmira Bebeci  e shoqëruar me shefat e Sektorëve.

Gjatë vizitës Tolaj njofoi nga afër delegacionin nga Shqipëria me aktivitetet dhe shërbimet që është duke ofruar AKPPM në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik të qytetareve, që njëherit është edhe mision i këtij insitucioni të rëndësishëm.

Po ashtu pas një pune intenzive dy ditore Agjencitë e të dyja vendeve arritën të konkretizojnë fushat e bashkëpunimit reciprok të shoqeruar me plan veprimi.

Laboratori i Kontrollit të Cilësisë së Barnave, Farmakovigjilenca dhe Paisjet Mjekësore do të janë prioritet në bashkëpunimin e stafit të këtyre insitucioneve gjatë këtij viti kalendarik.

Këto aktivitete të perbashkëta bashkëpunimi po bëhen para takimit të dy Qeverive të Kosoves dhe Shqipërisë, ku permes dy ministrive respektive që nga viti 2022  Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrvëshjen e bashkëpunimit në fushën e produkteve dhe paisjeve medicinale, thuhet në komunikatën për media e Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Paisje Medicinale.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM