Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nënshkruhet memorandum i bashkëpunimit mes UP-së dhe Universitetit të Zagrebit

Pri 11, 2023

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet Universitetit të Prishtinës, përkatësisht, Fakultetit të Filologjisë dhe Fakultetit të Shkencave Humane dhe Shoqërore të Universitetit të Zagrebit, me fokus shkëmbimin e stafit akademik, të studentëve dhe të zhvillimit të bashkëpunimeve të reja në fushën e shkencave filologjike në veçanti dhe të atyre humanistike e sociale në përgjithësi.

Memorandumi u nënshkrua si vazhdimësi e një bashkëpunimi konkret ndërmjet Qendrës së Gjuhëve “Croaticum” në Universitetin e Zagrebit dhe Qendrës së Gjuhëve të UP-së, të shkëmbimit të lektorateve nëpërmjet marrëveshjes ekzistuese ndërministrore Kosovë – Kroaci, të iniciuar më herët e që pritet të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm akademik.

Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua nga dekanët, prof. dr. Lindita Sejdiu – Rugova dhe prof. Domagoj Tonçiniq, në praninë e prodekanëve të këtyre fakulteteve.

Gjatë vizitës së saj në Universitetin e Zagrebit, dekanja Rugova ka takuar edhe drejtorin e Qendrës së gjuhës kroate për të huajt, Croaticum, dr. Antonio Juriçiq, përfaqësues të tjerë të kësaj qendre, si dhe me udhëheqësin e programit të studimeve të Evropës Juglindore, program i cili do të zhvillohet në gjuhën angleze, por në të cilin shqipja pritet të ofrohet krahas gjuhëve të tjera të Evropës Juglindore si lëndë zgjedhore, thuhet në faqen zyrtare të UP-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM