Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, me 4.3% të GDP-së për masa mbështetëse të familjeve në nevojë dhe për subvencionim të energjisë elektrike, Kosova ka pasur pakon më të madhe mbështetëse në rajon gjatë vitit 2022.
Murati në postimin e tij në Facebook ka thënë se inflacioni dhe kriza energjetike kanë goditur të gjitha vendet, megjithatë, reagimet e qeverive nëpër shtete të ndryshme variojnë. Çka e bën edhe më të veçantë situatën, është fakti që këto masa mbështetëse janë realizuar krahas uljes së deficitit buxhetor dhe konsolidimit të borxhit publik në të njëjtën kohë.






