Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani pranon çmimin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” dhe merr pjesë në inaugurimin e sheshit “Kosova”

Pri 11, 2023

Në një ceremoni të veçantë, të organizuar sot në komunën arbëreshe të Italisë, Frasnitë, Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit, iu nda çmimi “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”. Ky çmim i është ndarë Presidentes nga kryetari i kësaj komune, Angelo Catapano.

Presidentja Osmani ia shprehu mirënjohjen e saj kryetarit Catapano dhe komunës së Frasnitës për çmimin dhe kujdesin e vazhdueshëm për ruajtjen dhe kultivimin e lidhjeve kulturore me hapësirat shqiptare. Ajo e vlerësoi atë si çmim që u ndahet përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri dhe për ruajtjen e identitetit kombëtar.

Presidentja theksoi se Frasnita është e njohur në kulturën shqiptare si vend në të cilin, krahas Makit e vendeve të tjera arbëreshe, është mbrojtur ideja e rilindjes kombëtare dhe historia e heroit tonë nacional, Gjergj Kastriotit.

“Frasnita”, i ka dhënë letërsisë e kulturës shqiptare personalitete e vepra të shquara, të cilat qëndrojnë në themele të vlerave tona kulturore e letrare”. Vincenco Dorsa, Bernard Bilota, Vora Ujko e shumë personalitete të tjera janë pjesë e rëndësishme e thesarit tonë kulturor e letrar”, tha presidentja Osmani.

Më tej, presidentja Osmani tha se vizita në Kalabri bart më vete mirënjohjen e thellë të cilën ne e kemi për gjithë çfarë i kanë dhënë arbëreshët kulturës e trungut të tyre etnik, por edhe vendit mikpritës, Italisë. Identiteti kulturor e gjuhësor arbëresh është pjesë e identitetit dhe e kulturës shqiptare. Prandaj, ruajtja e saj arbëreshe është jetike për kulturën tonë.

“Ne i kemi inkurajuar institucionet e Kosovës dhe dëshiroj ta diskutoj me komunat arbëreshe mundësinë që të hartojmë projekte për ruajtjen e trashëgimisë gjuhësore e traditave kulturore, nëpërmjet regjistrimit e botimit të asaj që në shkencën bashkëkohore njihet si kujtesë gojore”, tha Osmani.

Po sot, presidentja Osmani, së bashku me kryetarin e komunës së Frasnitës, Katapano inauguruan sheshin “Kosova”, në qytetin e Frasnitës.

Ne do të vazhdojmë t’u qëndrojmë afër arbëreshëve tanë, në mënyrë që ata t’i ruajnë e t’i kultivojnë më tej gjuhën, traditat dhe kulturën arbëreshe”, theksoi Presidentja.

Presidentja theksoi se inaugurimi i sheshit me emrin e Kosovës është dëshmi e ruajtjes së raporteve të thella të cilat ne i kemi kultivuar tradicionalisht me komunat arbëreshe, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM