Drejtoria rajonale e Policisë- Gjilan, njësiti rajonal i komunikacionit rrugor në kuadër të zbatimit të Planit Operativ “Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve.
Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h duke vozitur me shpejtësinë 103 km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej një viti dhe pesë pikë negative, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






