Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë njofton se profesori Bekim Bejta është përjashtuar nga procesi mësimor dhe nga të gjitha aktivitetet akademike në Universitetin e Prishtinës.
Pas reagimit të Këshillit Studentor në Fakultetin e Filologjisë, lidhur me shkeljet e vazhdueshme disiplinore të denoncuara nga studentet, Senati largon përkohësisht nga puna profesorin Bekim Bejta ku sipas fakteve dhe denoncimeve ai pritet të përjashtohet përfundimisht së shpejti.
Menaxhmenti i Fakultetit të Filologjisë dhe Këshilli i Profesorëve, që kanë qenë indiferent ndaj shqetësimeve për gjuhen kërcënuese e deri në kanosje fizike te profesorit Bejta ndaj studenteve dhe personelit, tani kanë rastin e fundit për reflektim, për këtë do të përkujdesen përfaqësuesit e studentëve në krye me Këshillin Studentor, si garanca më e madhe dhe korrekte.
Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë kanë thënë se Universiteti nuk është institucion për rehabilitim dhe integrim, e as arenë e sporteve luftarake, thuhet në postimin në Facebook të Këshillit Studentor i Fakultetit të Filologjisë.






